Zohran Mamdani u ul me reperin e njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, për episodin më të ri të “Fuck That’s Delicious”.
Dyshja u takua në një restorant jemenas i quajtur “Jannat Aden”, në Sheepshead Bay, Brooklyn për iftar. Pasi Mamdani bëri iftar me çaj dhe hurme, ata shijuan disa ushqime klasike nga Jemeni, përfshirë peshk të fërguar, qengj haneeth, salta dhe pulë agda.
Bronson, që emrin e vërtetë e ka Arian Asllani, e pyeti Mamdanin se si po ndihej për qytetin e Nju-Jorkut. “Ndihem mirë për qytetin”, tha ai.
“Si përfaqësues i lindur dhe i rritur në Qytetin e Nju Jorkut, vetëm po shpresoj që do ta bësh punën si di më së miri. Vetëm kjo ka rëndësi, a po kupton? Vetëm kjo ka rëndësi, o njeri”, tha Bronson.
“Të rritesh në këtë qytet dhe më pas të bëhesh kryebashkiak i tij, është si një ëndërr e realizuar. Është tjetër nivel”, u shpreh më tej Mamdani.
Në ndërkohë, Bronson nisi t’i tregonte Mamdanit mbi të kaluarën e tij shqiptare, dhe traditat për Bajram.
“Për Bajram kështu bënim, prisnim (mysafirë), shkonim nëpër shtëpitë e familjarëve. Gjyshja ime bënte Bakllava për këtë ditë”, tha Bronson, teksa i ndërhyri kryetari i Nju-Jorkut, duke i thënë se një nga shokët e tij më të ngushtë është nga Mali i Zi e i cili tha se e festonte Bajramin.
“Po pra, shqiptar. Këtë e bëjmë ne. Shkojmë nëpër familje, presim, ata përgatisin ushqim, ua puthim duart, dhe papritmas fitonim para”, u shpreh reperi me prejardhje shqiptare.
Kur vjen koha e Iftarit, ata pinë çajin dhe hanë nga një hurmë, ndërsa kur vjen pjesa tjetër e ushqimit, Bronson i thotë Mamdanit në shqip: “Të boftë mirë”.
Mamdani i thotë se çka do të thotë “Të boftë mirë”, ndërsa Bronson ia sqaron shprehjen.
Në një moment, ata po flisnin për emrin e një ushqimi që po hanin, dhe pronari i restorantit i thotë se quhet “chorba”, për çka Bronson i thotë se edhe shqiptarët kanë “çorbën”. Aty, pronari i restorantit bën simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.
“Shqiptar”, thotë Bronson, teksa vazhdon të flasë me Mamdanin, duke i thënë se “është universale”. E Mamdani e pyet, “çka është universale, shqiponja?”.
“Jo, jo, dashuria. Edhe shqiponja, por dashuria është universale”, ia kthen reperi.
Mamdani ka lindur në Ugandë në vitin 1991 dhe u zhvendos në Qytetin e Nju Jorkut në moshën shtatë vjeçare, dhe u bë qytetar amerikan më 2018. Bronson është i lindur në Nju Jork dhe është rritur në Queens, por ka prejardhje shqiptare./Klankosova.tv
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
