Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit në trajtimin e lëndëve dhe vlerësimi i punës institucionale.
Takimi u udhëhoq nga kryetarja e gjykatës, Shpresa Emra, në bashkëpunim me administratorin Ilir Cakaj, raporton PrizrenPress. Gjatë kolegjiumit u prezantua një analizë e detajuar e punës dhe u shqyrtua përmbushja e objektivave të planit të punës.
“Në kolegjium u diskutuan çështjet e efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve, u prezantua analizë e detajuar e punës, dhe u vlerësua përmbushja e objektivave nga plani i punës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, u theksua se në këto takime trajtohen edhe çështjet që dalin nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Në takimet dhe kolegjiumet me gjyqtarët, Kryetarja paraqet edhe çështjet që rrjedhin nga takimet me qytetarët në ‘Ditën e hapur’, duke diskutuar pyetjet dhe shqetësimet e paraqitura nga palët dhe qytetarët”, theksohet më tej./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
