Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83.
Me fitore, Ylli tani është i katërti me 39 pikë dhe ka bërë hap të madh drejt sigurimit të kësaj pozite.
Bora e ka të sigurt vendin e tretë. Aktualisht i ka 41 pikë, ndërsa deri në fund të kampionatit është edhe një xhiro për t’u luajtur.
Për Borën ishte humbja e dytë rresht.

Ylli e fitoi çerekun e parë 23:19, ndërsa Bora u kthye në periudhën e dytë dhe shkoi në pushim me epërsi prej pesë pikëve, 42:37.
Prishtinasit e fituan edhe periudhën e tretë 16:15, ndërsa vendimtare ishte periudha e fundit.
Suharekasit i fituan 10 minutat e fundit 31:21 dhe iu gëzuan fitores me katër pikë dallim.
Kaluan në epërsi 77:74 me pikët e Scott Bamforthit dhe më nuk e lëshuan epërsinë e krijuar, ndonëse Bora u afrua në 80:79, pesë sekonda para fundit kur realizoi Rrezart Memedi.
Bamforth ishte i pandalshëm në fitore me 38 pikë, tetë asistime e katër kërcime. Pikë dyshifrore pati vetëm edhe Tyreek Smith, 10 gjithsej.
Shaquan Jules ishte më i miri te skuadra prishtinase me 19 pikë e 9 kërcime.
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
