Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga ora 17:15, raporton PrizrenPress.
Skuadra prizrenase vjen në këtë takim me epërsi në seri, pasi ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 57:66, duke treguar organizim të mirë në të dyja fazat e lojës dhe duke ruajtur kontrollin gjatë gjithë sfidës.

Nga ana tjetër, Peja 03 kërkon reagimin para publikut vendas dhe synon të barazojë serinë finale, duke u mbështetur në përkrahjen e tifozëve në “Karagaçi”.
Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe vendimtare për rrjedhën e mëtejshme të finales./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
