Liria vazhdon rrugëtimin në Ligën e Parë me një tjetër përballje të rëndësishme, ku do të takohet me Trepçën në kuadër të javëve vendimtare të kampionatit.
Ndeshja do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, Prishtinë, me fillim nga ora 15:00, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase hyn në këtë takim me moral të lartë pas fitores në derbin e qytetit dhe synon të vazhdojë serinë pozitive, në përpjekje për t’u afruar edhe më shumë me zonën që siguron ngjitjen në Superligë.
Në anën tjetër, Trepça kërkon të mbledhë pikë të rëndësishme për të përmirësuar pozitën në tabelë dhe për të ruajtur ritmin në mesin e renditjes./PrizrenPress.com/
Marketing
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
