Bellanica jep shembull, vazhdon aksioni “Për Malishevën e pastër”

Në kuadër të aksionit njëmujor ekologjik “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar aktiviteti për pastrimin dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit në Këshillin Lokal të fshatrave Bellanicë dhe Bardh.

Aktivitetit i ka prirë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, njëherësh drejtues i taskforcës për këtë aksion, ndërsa në të kanë marrë pjesë drejtorë komunalë, zyrtarë të komunës, përfaqësues të “Ekoregjionit”, kryetari i këshillit lokal, qytetarë, si dhe mësimdhënës e nxënës.

Meqenëse Bellanica konsiderohet fshat model për mirëmbajtjen e ambientit, aksioni i sotëm kishte edhe karakter simbolik, duke shërbyer si shembull për komunitetet e tjera. Krahas pastrimit, janë mbajtur edhe ligjërata ndërgjegjësuese për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

“Nënkryetari Vesel Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Izet Hoti, folën për qëllimin e aksionit njëmujor, duke theksuar rëndësinë e pastrimit të hapësirave publike, ruajtjes së ambientit dhe largimit të mbeturinave inerte nga vendet e papërshtatshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Ata theksuan se një ambient i pastër është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm nga institucionet dhe qytetarët”, thuhet më tej./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit