5 ministritë që i ka marrë LDK-ja

Kryetari i Pejës, njëkohësisht anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë që në kuadër të takimeve me Lëvizjen Vetëvendosje kanë arritur që të vendosin për ministritë por problemi është te presidenti.

“Na jemi të informuar që ministritë janë ndarë, por është ngërçi te presidenti. Na anëtarët e Kryesisë jemi më të avancuar me informata. Ministritë janë ndarë 5 me 5 dhe kjo është e përfunduar”, ka thënë Muhaxhiri.

Muhaxheri ka konfirmuar se LDK-ja do të marrë: Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe atë të Bujqësisë.Kryetari i Pejës ka thënë se LDK ka ofruar edhe alternativën tjetër nëse Vetëvendosje do për të zgjedhur.

“Nëse nuk iu pëlqen të na japin presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, le të na japin kryeministrin dhe le ta marrin presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe ministritë që i duan”, tha ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit