16.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

5 vjet burg të akuzuarit për vjedhje të rëndë

Gjykata-peshorjaDepartamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore të Prizrenit i shqiptoi dënimin prej pesë vjetësh burgim efektiv të akuzuarit Kushtrim Kryeziu nga Prizreni për një seri të vjedhjeve të rënda të kryera gjatë këtij viti. Dardan Bojaxhiut dhe Nuhi Saramatit, gjykata u shqiptoi dënim me kusht.

“Të pandehurit u shpallën fajtorë për tri vepra penale vjedhje e rëndë, vjedhje dhe blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit Afërdita Kicaj.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Kushtrim Kryeziu më 21 korrik 2014 në Rrugën “Gucia” të Prizrenit, duke shfrytëzuar orët e vona të natës dhe mospraninë e anëtarëve të familjes Morina, hyn në shtëpinë e tyre dhe vjedh 10 mijë euro, të cilat më pas i shpenzon.

Një muaj më pas, Kryeziu bashkë me Dardan Bojaxhiun, hyjnë përsëri në të njëjtën shtëpi, duke vjedhur tash një biçikletë të tipit “Diant” që ndodhej në oborr.

Kryeziu edhe më 3 qershor hyn në shtëpinë e të dëmtuarit H.Fetahaj duke thyer derën e hyrjes dhe nga aty merr dy telefona mobilë të markave “Cynos Tc” dhe “Samsung” dhe një laptop të tipit “Accer”.

Në të njëjtën datë Kryeziu i vjedhë të dëmtuarit M.Elshani një aparat saldues, një hilt, flexa të markës “Iskra” dy “burmashina” të markës “Bosch” dhe 70 metra kabëll elektrike të cilat i shkrin dhe i shet në hekurishten “Trimi Metal” në Prizren.

I pandehuri Kushtrim Kryeziu, po ashtu më datën 19 qershor 2014 merr pasurinë edhe të motrës dhe nënës së tij. Nga ato merr telefonat e markave “Iphone” dhe “Samsung”, të cilat më pas ia shet të pandehurit të tretë Nuhi Saramatit.

I pandehuri Nuhi Saramati gjatë muajve mars dhe prill të vitit 2014 bleu telefonat që Kryeziu ua mori motrës dhe nënës, duke pasur mundësi që ta dijë se ata janë marrë me vepër penale.

Saramati gjatë dhjetorit të vitit të kaluar bleu edhe disa mjete pune nga Kushtrim Kryeziu, duke kryer veprën penale blerje, pranim, ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale./kallxo.com/

Më Shumë

Katër libra futen në karantinë, dyshohen të jenë mbushur me arsenik

4 libra në karantinë Ata që e kanë lexuar librin “Emri i trëndafilit” i Umberto Eco-s, apo kanë parë filmin me të njëjtin titull, padyshim...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Lajmet e Fundit