69 vjeçari në Malishevë në telashe me djalin, e gjuan me gurë dhe i kërkon t’ia ndajë pasurinë si djemve të tjerë

Një 69-vjeçar nga fshati Carallukë i Malishevës e ka denoncuar djalin e tij në Polici, gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti dyshohet se e ka gjuajtur me gurë. Ankuesi ka raportuar në Polici se motivi i sulmit të të birit është pasuria që ai kërkon t’ia ndajë.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari 32-vjeçar e ka gjuajtur babain me gurë dhe i ka kërkuar që edhe atij t’ia ndajë pasurinë siç ka bërë me djemtë e tjerë.

Pas raportimit të rastit, Policia ka arritur që të intervistojë një dëshmitar, i cili ka deklaruar se i riu e ka gjuajtur me gurë babain, por fatmirësisht s’ka arritur ta qëllojë.

Përveç dëshmitarit, Njësia e Hetimeve ka marrë në intervistë edhe të dyshuarin, ndaj të cilit prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti për dhunë në familje.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Lajmet e Fundit