9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

73 vjet nga vrasja e Shaban Polluzhës

Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenasit është vrarë Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur shqiptar nga zona e Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shaban Polluzha ishte njëri nga udhëheqësit më të shquar të asaj kohe në Kosovë, i cili me trupat e tij la vijën e frontit në Pazar (Pazari i Ri) dhe u kthye për të mbrojtur fshatrat e Drenicës që po masakroheshin nga çetnikët dhe ushtria komuniste serbe.

Polluzhës i ishin bashkuar luftëtarët e tij dhe kapiteni Mehmet Gradica, duke zhvilluar një luftë 45 ditëshe përballë ushtrisë jugosllave. Për shkak të acarit të madh, mungesës së municioneve, ushqimeve dhe medikamenteve, rezistenca e Polluzhës bie.

Gjatë luftës se Dyte Botërore, Shaban Polluzha ishte komandant i një pjese të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Pazarit të Ri, ku u dallua për organizim e strategji.

Më Shumë

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjakovë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e shkurtër...

Lajmet e Fundit