21.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

75-vjeçari nga Kosova pretendon se e shëron kancerin në fazat e hershme

Halil Braha përpunimin e bimëve shëruese, e ka të trashëguar nga të parët.

Sot, në punishten e tij gjendën me dhjetëra lloje, të cilat shërbejnë për shërimin e shumë sëmundjeve.

Halil Braha, profesor dhe trajtues i bimëve mjekuese nga Vushtrria, ka thënë se këtë punë e bën me një vullnet të madh.

“Merrem me sëmundjet që nuk kanë gjetur shërim në mjekësinë klinike. Unë shpesh herë e kam quajtur dera e fundit e mjekësisë, sepse njerëzit hulumtojnë ngado por kur e shohin që nuk ka shërim vijnë te ne me trajtimin përmes bimëve shëruese”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Halil Braha.

Halil Braha, tregon  për procesin dhe përpunimin e këtyre bimëve mjekuese, të cilat i mbledh nëpër vende të ndryshme malore.

“Janë bimët e veçanta për atë që e trajtojnë. Shumica e kremrave kanë bazë bimore por ka raste të caktuara kur përdorimin preparate me bazë shtazore siç mund të jetë tëlyeni i buallicës, lopës apo të ngjashme”, thotë Braha, përcjell Telegrafi.

Disa nga sëmundjet të cilat thotë që i shëron, janë sëmundjet e lëkurës,  lukthit e ata të cilët kanë probleme me hemorroide.

“Kam një pluhur të bimëve që shërben për largimin e “puçrrës së keqe”. Kam “pelimin e butë” që supozohet se shëron kancerin e brendshëm në fazat fillestare. Kemi ilaçe edhe për largimin e venave apo infeksioneve të ndryshme të jashtme”, shprehet më tej Halil Braha.

Edhe pse pas kaq shumë vitesh në këtë shërbim human, 75 vjeçari Halil Braha ka thënë se do të vazhdojë, derisa qytetarët të kenë nevojë për të.

Më Shumë

Rasti i 71-vjeçarit që vdiq pasi ra nga Kalaja e Prizrenit, avokati thotë se ka dyshime

Një 71-vjeçar nga fshati Llashkadrenoc i Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka humbur jetën mbrëmë pasi u rrëzua nga Kalaja e Prizrenit. Avokati Gent Gjini,...

Kryetari Totaj akuzon “Hidroregjionin Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të ujit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe disa...

Lajmet e Fundit