792 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për 24 orë janë shqiptuar 792 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi

Më Shumë

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

Lajmet e Fundit