0.5 C
Prizren
E enjte, 21 Janar, 2021

8 raste të reja me COVID-19 në Prizren, 5 në Rahovec dhe 2 në Suharekë

117 TË SHËRUAR DHE 114 RASTE ME COVID-19!

Sot më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 114 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 03 korrik 2020, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.824 raste, kurse raste aktive 1.296.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Më Shumë

102 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar tri raste të reja të infektuara me këtë...

Në Prizren fillon inspektimi i pikave të karburanteve

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren që nga fillimi i muajit janar 2021, ka filluar me inspektimet e pikave të karburanteve për verifikimin e afateve...

Rukiqi e quan hipokrizi kërkesën e partive për respektim të masave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për Ekonomia Online e ka konsideruar të padrejtë që nga qytetarët po...

Prizren, dështon seanca ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar përsëri seanca gjyqësore ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të akuzuar për shpëlarje parash dhe...

Rrëzohet helikopteri ushtarak në New York, vdesin tre ushtarë

Tre pjesëtarë të Gardës Kombëtare vdiqën në mbrëmjen e së mërkurës pasi helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua gjatë një misioni trajnues...

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese kundër COVID-19. MSH ka propozuar që masat të lehtësohen për disa sektorë,...

Ikja në vetmi e Trumpit

Në spektaklin e fundit përçarës para largimit nga Zyra Ovale, tashmë ish-presidenti Donald Trump është bërë komandanti i parë në historinë e re amerikane...

Lista e plotë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të afatit për aplikim në Komisionin Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka publikuar listën e kandidatëve...

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 të shtunën në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75...

Tenistja me 8 gishta kualifikohet në “Australian Open”

Të marrësh pjesë në një turne Slam nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese është një rrugë e vështirë që shumë tenistë dhe teniste tentojnë ta bëjnë të...

28 të vdekur nga koronavirusi për pesë ditë

28 pacientë kanë vdekur në pesë ditët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton Express Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të...

Morina-Biffar: Lista e kandidatëve të LDK-së, më e mira për Prizrenin

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren beson se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të dalë me rezultat të mirë. Zëdhënësja e LDK-së në Prizren,...

Limaj prezanton kandidatët e Nismas për deputetë nga Suhareka

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuare tre kandidatët për deputet nga komuna e Suharekës. Sipas tij këto personalitet do ta përfaqësojnë zërin e...

Nezir Çoçaj i ftuari i radhës nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Has, sot ka bërë të ditur se ish pjesëtari i UÇK-s, Nezir Çoçaj është i ftuari i...

Zyrtare: Golden Eagle Ylli transferon Gëzim Morinën

Basketbolli kosovar ka nisur të jap shenja të mira. Sot skuadra e Golden Eagle Yllit ka zyrtarizuar basketbollisti e njoh kosovar Gëzim Morina. Morina që...

Erdogan rrit numrin e pallateve luksoze

Duke mos qenë i kënaqur me pallatin e ri presidencial të ndërtuar në Ankara pasi erdhi në krye të shtetit në vitin 2014-dhe dy...

Lajmet e Fundit