Në hotelin me 5 yje, zbulohet skandali seksual që çoi në valën e dytë të Covid-19

Është zbuluar skandali seksual në një hotel luksoz me 5 yje në Australi që ka tronditur opinionin publik. Rojet e sigurisë janë akuzuar për përhapjen e valës së dytë të pandemisë në vend, pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale me udhëtarët e karantinuar.

Të sëmurëve të dyshuar me COVID-19, që po qëndronin në hotelin me 5 yje “Stamford Plaza” në Melbourne, iu kërkua të izoloheshin në dhomat e tyre për një periudhë 14-ditore, pasi arritën në Australi në kulmin e pandemisë.

Melbourne, tani po përballet me valën e dytë të infeksioneve me koronavirus dhe banorët janë të detyruar të qëndrojnë brenda, sepse nëse dalin, marrin gjobë deri në 1.625 dollarë.

Melbourne e mundi koronavirusin në fund të muajit prill dhe asnjë rast i ri nuk u regjistrua deri më 5 qershor.

Tani rastet me të prekur po rriten përsëri. Sipas hetimeve, 31 raste me të prekur lidhen me hotelin luksoz të Melbourne, ku rojet e sigurisë u zbuluan se bënë seks me klientët disa herë. Madje, thuhet se i kishin dërguar disa prej klientëve në disa dyqane dhe qendra tregtare të populluara.

Sipas hetimeve të policisë, ka pasur disa raste shkeljesh nga stafi i hoteleve, përfshirë “Stamford Plaza” dhe “Rydges on Swanston”, ku qëndronin udhëtarët e izoluar.

Sipas urdhrit të policisë, Melbourne është izoluar. Janë vendosur postblloqet në të gjithë qytetin dhe kjo ndodh vetëm disa javë pasi Australia festoi fitimin e betejës me Covid-19.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit