8 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetsëisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë të vdekur e numër rekord rastesh të reja me COVID-19, 276.

Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 185, ndërkohë i të prekurve me koronavirus në 7.413.

Raste aktive janë 3.201.

276 rastet e reja kanë dalë nga 404 teste të kryera në 24-orëshin e fundit, kur janë shëruar 153 pacientë nga COVID-19.

Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale po marrin trajtim 598 pacientë, ndërkohë 331 janë të konfirmuar me COVID-19, e prej tyre 43 janë në gjendje kritike për jetën.

“Ditët e fundit është rënduar situata edhe pse ne akoma e kemi nën kontroll situatën. Mbingarkesa është bërë për shkak te neglizhimit të masave”, ka thënë Naser Ramadani nga IKSHPK-ja.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit