11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

80-të vjetori i lindjes i Bekim Fehmiut u shënua edhe në New York

Ylber Kryeziu, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, ka vlerësuar figurën dhe veprën e artistit shqiptar Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus
Konsullata e Republikës së Kosovës në New York, ka organizuar së fundi shënimin e 80- të vjetorit të lindjes të aktorit të madh Bekim Fehmiu, ku të pranishëm ishin edhe aktorë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York.

Ylber Kryeziu, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, ka vlerësuar figurën dhe veprën e artistit shqiptar Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus.
“Bekim Fehmiu ndër vite ka luajtur një rol të çmuar në njohjen ndërkombëtare të vlerave artistike shqiptare, pavarësisht rrethanave të kohës kur ai lindi dhe veproi”, ka thënë mes të tjerash Kryeziu.

Më pas Kryeziu ka thënë se qershori i viteve të ardhshme do të jetë muaji kur do të takohet komuniteti shqiptar, me qëllim të gjetjes së formave për bashkëpunimit dhe promovimit të kulturës shqiptare në New York. Në këtë mbrëmje, më pas, për figurën e Bekim Fehmiut ka folur edhe aktori Xhevat Limani. / KultPlus.com

Më Shumë

Rreth 700 mijë euro dëm nga fajdeja, një i arrestuar e katër persona në kërkim në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë në kërkim policor pasi dyshohen për fajde. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar...

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Lajmet e Fundit