6.6 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

86 vjet nga lindja e shkrimtarit Anton Pashku

Më 8 janar të vitit 1937, lindi shkrimtari Anton Pashku.

Sot është 86 vjetori i lindjes së këtij shkrimtari me emrin e të cili lidhet letërsia bashkëkohore shqiptare.

Bënte pjesë në brezin që hodhi themelet e prozës shqiptare në letërsinë shqipe në Kosovë, së bashku me Adem Demaçin dhe Ramadan Rexhepin.

Anton Pashku është autor pa paramodel në letërsinë shqipe, por njëkohësisht është vetë model specifik, thyes e konsolidues i traditës letrare shqipe. Anton Pashku, specifikisht, është ndër të parët shkrimtarë të letrave bashkëkohore shqipe, i cili veçohet për trajtimin e temave të vogla, rrëfimin prej perspektivave të ndryshme, observimet psikonarrative, shpërfilljen e normave të zakonshme të shkrimit letrar.

Anton Pashku vdiq më 31 tetor të vitit 1995, ndërsa la pas vetës shumë tregime, drama e romane të cilat i mbetën lexuesit shqiptarë më shumë se një kujtim nga shkrimtari i madh.

Më Shumë

Totaj viziton KBI-në e Prizrenit dhe uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajramit. Gjatë kësaj...

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Lajmet e Fundit