10.4 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Hasi, shembull i përkushtimit dhe punës së ndershme

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e ardhshme, Xhavit Ukaj, kandidati i LDK-së për deputet, ka falenderuar banorët e Hasit për mbështetjen që po i japin subjektit politik.

“Mbremë u ndalëm në fshatin Gjonaj të Hasit, ku u mbajt një tubim i jashtëzakonshëm, plot entuziazëm dhe angazhim. Ky takim shënoi një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndryshimit që të gjithë e dëshirojmë”, u shpreh Ukaj.

Ai shtoi se banorët e Hasit janë një shembull i përkushtimit dhe punës së ndershme, e që ka frymëzuar ekipin e tij për të vazhduar me projekte konkrete për përparimin e kësaj zone.

“Po bashkëpunojmë ngushtë me qytetarët dhe është e qartë se ndryshimi është më afër se kurrë. Ne jemi të vendosur për ta çuar përpara këtë zhvillim”, theksoi Ukaj.

Përfundimisht, ai ftoi të gjithë qytetarët që të vazhdojnë mbështetjen për LDK-në dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Marketing

Më Shumë

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të...

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit