97 të vdekur nga Covid-19 gjatë muajit shkurt

Në muajin shkurt janë regjistruar 97 të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 8559 raste pozitive me koronavirusin e ri.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, gjatë 28 ditëve të kaluar janë testuar gjithsej 70.120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Në muajin e dytë të vitit, IKShPK njoftoi edhe për 7206 të shëruar në total.

Aktualisht, në Kosovë janë 7539 raste aktive me COVID, ndërsa në ditët e fundit është vërejtur një rritje e rasteve ditore me virusin SARS-COV-2.

Ndërsa, Kosova ende është duke pritur dozat e para të vaksinave anti-COVID, edhe pse ishte premtuar se ato do të mbërrijnë muajin shkurt, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Lajmet e Fundit