3.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Prill, 2021

Dhuna policore ndaj qytetarëve, për dy muaj janë arrestuar 12 policë dhe 23 janë suspenduar

Gjatë vitit 2021 janë arrestuar 12 punonjës policorë dhe 23 prej tyre janë suspenduar, ndërsa kanë pranuar rreth 244 ankesa nga qytetarët ndaj zyrtarëve të policisë, kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online, kryeshefi i Inspektoriatit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hoda.

Tutje ai tha se vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ka rezultuar me shumë ankesa nga ana e qytetarëve kundrejt punonjësve policor.

“Viti që lamë pas po edhe ky vit që jemi është vit me specifika të veçanta për shkak të pandemisë ku edhe angazhimet e policisë kanë qenë më të mëdha për shkak të kufizimeve që kanë rrjedhur si rezultat i vendimeve të qeverisë dhe masat kundër Covid-it, dhe këto kanë prodhuar ndoshta edhe më shumë aktivitet të policisë dhe në situata të caktuara edhe pakënaqësi më të mëdha të qytetarëve ndaj punës së policisë, si rezultat i kësaj është rritur numri i ankesave ndaj zyrtarëve policorë e njëkohësisht është rritur edhe puna dhe angazhimi jonë si inspektorat policor, si institucion mbikëqyrës ndaj punës së policisë, ku gjatë më pak se dy muaj kemi arrestuar 12 punonjës policorë dhe janë suspenduar 23 punonjës të policisë si rezultat i hetimeve dhe ankesave që lidhen me punën e tyre”, tha Hoda.

Raste të ushtrimit të dhunës fizike dhe psikike të kryera nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndaj qytetarëve, janë raportuar përmes video-incizimeve nga mediet në vend. Sipas Hodës zyrtarët policorë janë të autorizuar që të përdorin dhunën kur është  e nevojshme dhe e domosdoshme, por pa i tejkaluar ligjet dhe rregullat.

“Zyrtarët policorë janë të autorizuar që të përdorin edhe dhunë dhe forcën kur është e domosdoshme dhe kur përdoret ajo duhet të jetë proporcionale dhe në harmoni me ligjin dhe rregullat e brendshme të policisë. Sa herë që kjo përdoret në harmoni me këto rregulla është gjithçka në rregull, por kur kjo tejkalohet dhe qytetarëve u shkaktohet dhunë apo keqtrajtim pa nevojë dhe përtej asaj që lejohet me ligj natyrisht atëherë përbën shkelje disiplinore apo vepër penale, dhe të bëhet keqpërdorim i detyrës sepse atëherë merren masa kundrejt tyre”, theksoi ai.

Kryeshefi Hoda tha që numri ankesave për këto dy muaj që kanë marrë nga ana e qytetarëve është rritur për 20% më shumë, dhe numri i tyre është 244.

“Janar dhe kjo pjesë e shkurtit deri sot është numri i ankesave që kemi pranuar deri më tani është 244, është një numër i konsiderueshëm i lartë dhe është diku në masën 20 % më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak e gjithsesi edhe viti paraprak ka qenë më i lartë sesa viti 2019 kështu që po shkojmë në një trend të rritjes së numrit të ankesave gjatë punonjësve policorë. Ka arsye të ndryshme e një prej tyre është vetëdijesimi i qytetarëve për të paraqitur shqetësimet e tyre, dhe së dyti pandemia dhe kufizimi tek qytetarët dhe kjo e shton rrjedhimisht edhe numrin e ankesave ndaj zyrtarëve policorë”, tha mes tjerash ai.

Po ashtu,   ai  sqaroi se vazhdimisht mbajnë takime me qytetarë dhe nxënës për të qenë sa më afër tyre dhe të kenë parasysh se si të bëjnë një ankesë ndaj zyrtarëve policorë.

“Gjithsesi ne përveç punës së përditshme që bëjmë dhe përgjigjes ndaj ankesave të qytetarëve, ne kemi bërë edhe fushata vetëdijesuese dhe përmes spoteve reklamuese dhe takimeve me fokus grupe, takime me nxënës për rolin e punës tonë dhe si duhet të paraqesin ankesë ndaj zyrtarëve policorë”, u shpreh Hoda.

Ai tha që vazhdimisht do sigurohen që hetimet të jenë sa më të shpejta dhe sa më profesionale, dhe të arrijnë të dokumentojnë rastet ku ka shkelje.

Më Shumë

Bahtiri viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, gjatë ditës së sotme ka vizituar shtëpinë e të moshuarve “Jetimat...

Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Presidenti amerikan Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani gjatë muajve të ardhshëm. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane...

Totaj: Tre të arrestuarit për mashtrim janë të afërt me qeverisjen lokale në Prizren

"Haskuka e ka humbur edhe besimin e partisë së tij sepse e kemi një paralajmërim për një kandidat tjetër të VV-së për Prizren". Prokuroria Themelore...

Ministri Hajrulla Çeku nderon figurën e Shaqir Hotit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, së bashku me këshilltarin e tij, Liburn Jupollim, kanë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar figurën e...

14 të vdekur nga COVID-19, në mesin e tyre 2 janë të Prizrenit

Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Në...

Posta e Kosovës shlyen tërë borxhin ndaj ATK-së

Menaxhmenti i Postës së Kosovës, ka bërë të ditur se edhe përkundër vështirësive të operimit në kushte të pandemisë Covid-19, ka arritur të përmbushë...

Arrestohen pronarët e dy kompanive me seli në Prizren dhe Prishtinë për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim

Prokuroria Themelore në Prizren, pas grumbullimit të informacioneve lidhur me një publikimin të Rrjetit të Organizatave Joqeveritare “AVONET”, ka arrestuar dhe ndaluar pronarët e...

Shaqir Hoti – emblema e muzikës shqipe

Si meastro të muzikës e njohën të gjithë Bacën Shaqë. Ka pak muzikantë vendorë zhanresh të ndryshme që s’kanë bashkëpunuar me të. U bë...

Merret vendimi, nga kjo datë nxënësit kthehen në shkolla

  Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga 19 prilli në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitat, mësimi do të bëhet...

Danimarka e ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Danimarka ka ndaluar plotësisht administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca”, shkaku i shqetësimeve për mpiksje të gjakut, duke u bërë shteti i...

Vaj dhe gaz në aeroport

Hajdar Mallaku (Tregim) Në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës po e përcillja djalin për në kurbet. Kish qëndruar njëzet ditë në pushim në Kosovë dhe po...

Zafir Berisha përkujton masakrën e Lugishtës së Hasit

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, përkujtoi sot të rënët e fshatit Lugishtë të Hasit. “Sot bëhen 22 vite nga masakra e forcave serbe...

Nesër rifillon procesi mësimor

Pas një jave pushim pranveror, nesër fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri...

Çfarë diplome ka Adelina Ismaili?

Më shumë ka vite në skenë sesa jashtë saj. Mbase ky fakt e ka penalizuar Adelina Ismailin, e cila nuk arriti kurrë ta përfundojë...

Biznesmeni turk i kërkuar në Turqi gjeti strehim në Kosovë

Biznesmeni kontrovers turk, Sedat Peker i cili në Turqi konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të ‘operacioneve mafioze’ që nga vitet e...

Ramazani 2021: Koha e agjërimit në gjithë botën – Sa orë do të agjërohet në Kosovë?

Këtë vit muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani do të fillojë të martën, 13 prill.  Lindja e diellit deri në perëndimin e tij zgjat diku...

Lajmet e Fundit