14.8 C
Prizren
E diel, 16 Qershor, 2024

11 të përfshirë në rastin ku u plagos me armë një person në Prizren

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e së mërkurës mbrëma në Prizren.

Sipas njoftimit, një person është plagosur me armë zjarri e një tjetër është lënduar me mjete të forta, pas një mosmarrëveshjeje mes 11 personash.

Video

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/979146733622389

Rastin në Polici e ka njoftuar një burrë i cili ka deklaruar se së bashkë me dy viktimat është sulmuar me armë zjarri dhe mjete të forta nga tetë persona të dyshuar. Njëri prej tyre është arrestuar pas një bastisjeje.

Video

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/776367217955014

Sipas raportit  24-orësh të Policisë, dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm.

“Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit është  bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Përurohet Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit është bërë përurimi i repartit të Shërbimit të Kardiologjisë Intervente, projekt ky i Qeverisë së Kosovës dhe i mbështetur...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1745 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit