8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Enver Petrovci sonte hapë Festivalin e 53-të të Këngës në RTSH

Festivali53 i RTSHOrganizatorët e Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH, premtojnë një festival që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e artëdashësve shqiptarë.

Të premten më 26 dhjetor, nis Festivali i 53-të i Këngës në RTSH, aktiviteti më i rëndësishëm muzikor i fundvitit në Shqipëri. Emocione të mëdha kanë mbërthyer jo vetëm këngëtarët pjesmarrës që do të dalin në skenë, por edhe gjithë stafin organizator të festivalit.

Natën e parë do ta çeli aktori i njohur nga Kosova Enver Petrovci, i cili vjen në festival si këngëtar me një krijim personal. Më pas do të vijojnë 12 këngëtarë dhe këngëtare të vjetër e të rinj, përfaqësues të rrymave të ndryshme muzikore. Edhe nata e dytë do të ketë 13 këngë. Prej tyre do të përzgjidhen 18 këngë në natën finale, nga ku do të dalin dhe fituesit.

Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu, është treshja e përzgjedhur nga organizatorët për të drejtuar Festivalin e 53-të të Këngës në RTSH.

Skenografia e festivalit \”Pema e jetës\” është krijuar nga Patrizia Bocconit, ndërsa Marcelo Lazzeti është drejtor fotografie. Skenariste është gazetarja Mira Tuci, ndërsa regjia i është besuar regjisorit me përvojë Bledar Laço.

Organizatorët e Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH, vetëproducenti i tij Martin Leka, premtojnë një festival që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e artëdashësve shqiptarë. Ata shpresojnë që edhe kënga fituese të jetë një përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës në Eurovizion. Këtë vit, pas çdo nate të festivalit do të ketë edhe \”Pas Festival\” ku do të diskutohen të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndësishme nga kritikë, gazetarë dhe pjesëmarrës.

Më Shumë

Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvend – mbetet kryetar i LDK-së

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë votëbesimin kryetarit Lumir Abdixhiku, duke refuzuar dorëheqjen e tij pas rezultatit të rëndë në zgjedhjet...

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Lajmet e Fundit