16.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Shuhet aktori i njohur Petraq Xhillari

Petraq Xhillari-aktorNdërron jetë në moshën 71-vjeçare aktori i njohur Petraq Xhillari. Ai është i njohur për shumë role në teatër e filma.

Xhillari realizoi rreth 50 role në skenë e mbi 10 në kinematografi, kryesisht role karakteri, ndër të cilët mund të përmendim ‘Gjeneral gramafoni’‘Njeriu me top’, ‘Kush e solli Doruntinën’, ‘Zonja nga qyteti’.

Jeta

Petraq Xhillari lindi në Përmet më 11 qershor të vitit 1943 është aktor i njohur shqiptar.

Në vitin 1995 kreu liceun artistik për pikturë, në 1965 –1969 futet në studion për aktorë pranë Teatrit Kombëtar dhe vazhdon studimet deri në vitin 1971. Këtë vit u emërua aktor pranë këtij teatri. Punoi si aktor në Teatrin Kombëtar deri në vitin 1993, ku realizoi rreth 50 role në skenë e mbi 10 në kinematografi, kryesisht role karakteri.

Ndër rolet më të suksesshëm në teatër përmendim rolet në dramën “Njërëz të thellësive”, Thani “Prometeu”, Arseni “Pas provimit të fundit”, Rojtari i varrezës “Kush e solli Doruntinën”, Malua “Zonja nga qyteti”, Spiceri “Romeo e Zhulieta”, etj.

Në vitin 1995 hap teatrin e parë privat në Shqipëri, “Kafe Teatër 1?, në një sallë me 90 vetë, në të cilin u vunë 4 vepra skenike, ku pjesët “Epopeja e supës” dhe “Në katin e dytë është parajsa” janë më të suksesshmet.

“Watch”! (2008) …. Old father, “Gjurmë në dëborë” (1984), “Agimet e stinës së madhe” (1981)….Mesuesi i muzikes, “Intendanti” (1980) “Mysafiri”(1979) Shofer, “Gjeneral gramafoni” (1978), “Nga mesi i errësirës” – (1978) Dyqanxhiu, “I terti” – (1978) Selmani, “Njeriu me top” – (1977) Ndihmesi.

Më Shumë

Përurohen fusha e sportit, hapësirat gjelbëruese dhe kabinetet moderne në shkollën “Fadil Hisari” në Prizren

Në ambientet e shkollës fillore “Fadil Hisari” në Prizren u përuruan sot fusha e re e sportit, hapësirat gjelbëruese si dhe kabinetet moderne të...

Prizren/ Mungesë e pesë fletëve të votimit në një qendër votimi

Kryesuesi i qendrës së votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Prizren,Afrim Tartallari, ka bërë të ditur se janë hasur disa mungesa në momentin...

Lajmet e Fundit