Shani Berisha: Viti 2014, ishte vit i korrupsionit në Prizren

Shani BerishaAsamblisti i Bashkimit Demokratik,Shani Berisha vlerëson se viti 2014-të në Komunën e Prizrenit është karakterizuar me keqqeverisje dhe afera korruptive.

“Komuna e Prizrenit edhe gjatë vitit 2014-të është udhëhequr na elementet e keqqeverisjes dhe korrupsionit”, thotë Berisha për “PrizrenPress”.

Ai thotë se Komuna e Prizrenit edhe gjatë këtij viti, është treguar jotransparent.

“Fjala transparencë nuk mund ta besojë se ekziston në punën e organeve të kësaj komune”.

Berisha thotë se Kuvendi i Prizrenit, ka marrë shumë vendime për interesa të grupeve të caktuar,por jo edhe për qytetarët.

“Vendimet që janë marrë kanë qenë të porositura dhe për interes të grupeve të caktuar”.

“Grupet e interesit ekonomik kanë ngulfatur zhvillimin e përgjithshëm të Komunës së Prizrenit”.

Asamblistët e Bashkimit Demokratik, Shani Berisha tregon se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Asamblenë Komunale në Prizren.

“Kemi luajtur rolin e opozitës në mënyrë proaktive”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Lajmet e Fundit