20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

A ishte i paracaktuar fituesi i festivalit të RTSH-së?

Elhaida Dani-rtshElhaida Dani mbrëmë doli fituese në festivalin e këngës në Radiotelevizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Por, si zakonisht, ka pasur debate për paracaktimin e fituesit, raporton gazeta Tema.

Elhaida refuzoi të merrte pjesë në Sanremo, pikërisht për të marrë pjesë në një festival shumë më modest, si ai i RTSH­së.

Dhe, për këtë arsye kanë nisur aludimet se ajo ishte paracaktuar për ta fituar këtë festival. Në rrjetet sociale biles bëjnë ironi se si ka mundësi që fitoi Elhaida, pasi askush nuk e priste këtë gjë!

Pavarësisht se Elhaida është një këngëtare shumë e mirë, nuk ka mundur dot t’u shpëtojë debateve se çmimi për ta ka qenë i paracaktuar.

Një debat që në fakt bëhet pothuajse për të gjitha festivalet e muzikës në Shqipëri.

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Prizreni pret delegacionin e Elbasanit, në fokus shkëmbimi i përvojave për qeverisje lokale

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, priti sot përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, të udhëhequr nga Lutfi Lala. Në takim...

Lajmet e Fundit