14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Eqrem Kryeziu nuk ia uron fitoren pasardhësit, Haxhi Avdylit

Eqrem KryeziuuEqrem Kryeziu nuk ia ka uruar pasardhësit të tij, Haxhi Avdylit, postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren.

“Jo nuk më ka uruar fitoren”, tha Avdyli për “PrizrenPress”.

Haxhi Avdyli të dielën e javës së kaluar është zgjedhur me shumicë votash kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, duke i dhënë kështu fund ‘sundimit’ 25 vjeçar të Eqrem Kryeziut.

Eqrem Kryeziu në qershor të vitit të kaluar pat dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e LDK-së,pas humbjes së thellë që pësojë në zgjedhjet nacionale.

Pavarësisht mosurimit, Haxhi Avdyli, në pranimin e detyrës, ka falënderuar ish-kryetarin Eqrem Kryeziun, për kontributin politik që ka dhënë në LDK.

Ai premton se do të bashkëpunojë me të gjithë për të fuqizuar dhe rikthyer në pushtet LDK-në në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Lajmet e Fundit