4 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Mustafa e Thaçi heqin dorë nga emërimi i dy zëvendësministrave

HashimThaci-IsaMustafaPartia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bashkëqeverisin edhe në nivelin e pushtetit të dytë ekzekutiv në Kosovë, në atë të zëvendësministrave. Kështu bëjnë të ditur burime të sigurta të Bota press-it brenda dy partive politike të koalicionit.

“Qeveria nuk do t’i ketë 50 zëvendësministra…” ka thënë një burim brenda LDK-së për Bota press.

Siç dihet Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi ishin pajtuar që në të gjitha ministritë të ketë nga një zëvendësministër “paralel” që nënkuptonte që çdo ministri të kishte nga dy zëvendësministra, njëri i partisë së njëjtë me ministrin dhe tjetri nga partneri i koalicionit. Ky kombinim i zëvendësministrave e shtonte numrin e tyre në mbi 50 sosh, duke pasur parasysh faktin se disa ministri madje do t’i kenë nga tre zëvendësministra, një nga radhët e minoriteteve.

Por presioni I opinionit publik duket se ka shtyrë dy liderët e partnerëve të koalicionit PDK-LDK që të heqin dorë nga emërimi i zëvendësministrave paralelë në dikasteret ministrore.

Më Shumë

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve,...

AURON vjen me këngë të re GJYNAH!

AURON në botën e muzikës ka hyrë fuqishëm dhe po vazhdon të sjell këngë te bukura ku se fundmi ka sjell edhe këngën e...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit