18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Prokuroria kërkon kthimin e Lushtakut dhe të tjerëve në paraburgim

SamiLushtaku-i arrestuarProkuroria ka kërkuar kthimin e Sami Lushtakut dhe të tjerëve në qelitë e paraburgimit. Si bazë për këtë ka përmendur ngujimin e Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës në QKUK dhe “ndikimin te dëshmitarët”.

Prokurori i rastit është ankuar në Gjykatën e Apelit muajin e kaluar, menjëherë pas lirimit të shtatë të pandehurve me dorëzani.

Vendimin për lirimin e kishte marrë gjyqtari Dariusz Sielicki, pasi të pandehurit Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Isni Thaçi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Avni Zabeli kishin paguar 130 mijë euro garanci. Vendimin e kishte marrë më 19 dhjetor të vitit të kaluar.

Prokurori ka bërë ankesë më 22 dhjetor në Gjykatën e Apelit, nga e cila ka kërkuar që të urdhërohet vazhdimi i paraburgimit për të pandehurit. Megjithatë nuk ka qenë shumë ngulmues në kërkesën për vazhdim të paraburgimit. Ka propozuar si alternativë rritjen e dorëzanisë për secilin të pandehur. /Koha Ditore/

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai...

Lajmet e Fundit