2.4 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Shkrepësja e Nolit për Idriz Seferin

20150103115619589Objekti që në njërën anë ka të gravuar mbishkrimin “California Dream” e në anën tjetër vitin 1923, kishte arritur në dorë të Idriz Seferit nëpërmjet një tregtari.

Fan Noli ia dërgonte atë bashkë me një porosi. “Kam marrë vesh se Idriz Seferi është ende gjallë. Ia dërgon këtë shkrepëse dhe i thuaj se Shqipëria do të bëhet si ua do zemra shqiptarëve”, do t’i thoshte tregtarit

Rrezet e diellit ia kthejnë fort shkëlqimin shkrepëses që i duhen edhe 9 vjet për t’u bërë një shekull. Shkëlqimi i saj është goxha i dukshëm edhe në hije, shkruan sot Koha Ditore.

Por ky krahasim nuk vlen për mesazhin që bart prodhimi amerikan që Fan Noli ia përcolli Idriz Seferit nëpërmjet dhuratës. Porosia e Nolit për atdhetarin nga Kosova është shumë e freskët për familjarët e kryengritësit nga Kosova.
“Në këtë shkrepëse e shoh një pjesë të jetës së gjyshit tim që e donte shumë atdheun”, thotë Nijazi Idrizi, nip i Idriz Seferit, përcjell koha.net. E ruan me shumë fanatizëm këtë artefakt. Kur i bie ta bartë për t’ua treguar miqve, e mbështjell me një facoletë.

“Kjo tash ka një rëndësi më të madhe sesa ashtu siç e shohim si objekt. Nuk i takon thjesht familjes sonë si një dhuratë që Noli ia bëri gjyshit”, thotë Idrizi.

Më Shumë

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

Lajmet e Fundit