2.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

EULEX-i bllokon rrugën në Brezovicë

EULEX-i bllokon rrugën në BrezovicëMisioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, si duket nuk e ka ndërmend të “mbledhë mend”.

Muajt e fundit të vitit që lamë pas, “Koha Ditore” pati raportuar për një sërë shkeljesh në këtë mision, dhe siç po shihet, shkeljet nga EULEX-i po vazhdojnë edhe më tej.

Shkelja e fundit nuk është e kategorisë së njëjtë me ato për të cilat raportoi gazeta “Koha Ditore”, por megjithatë, është shkelje e cila ka penguar komunikacionin në qendrën e skijimit në Brezovicë, raporton Koha.net.

Sipas disa fotografive të siguruara nga Koha.net, shihet një veturë e EULEX-it e parkuar në skaj të rrugës që të çon tek pistat e skijimit në Brezovicë, por mënyra se si është parkuar ka bërë që të krijohen kolona të gjata të makinave nga pamundësia për të lëvizur.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe forcat policore për të drejtuar komunikacionin, mirëpo siç shihet, nuk e kanë marrë mundin që ta largojnë veturën e EULEX-it dhe që për pasojë do të lironte rrjedhën e lirë të komunikacionit.

Më Shumë

Pa pranga

Shkëlzen Çoçaj Liria nuk gjykohet, ajo merr frymë si era n’male. S’njeh pranga, as dyer t’mbylluna. E vërteta nuk fabrikohet, ajo lind n’dritë. Ecë zbathun mbi gurë, por kurrë s’e humb udhën. E...

Sot flasin ish-krerët e UÇK-së, familjarët mbërrijnë në Hagë

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë do të dëgjohen fjalët përfundimtare të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit