14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Qeveria pa plan dhe program

isa mustafa thaci ,shalaQeveria e Isa Mustafës vazhdon ta udhëheqë shtetin pa një plan qeverisës. Ndonëse, në Kuvendin e Kosovës lexoi prioritetet e Qeverisë së tij, ai asnjëherë para të zgjedhurve të popullit nuk paraqiti ndonjë dokument apo plan pune, se cilat do të jenë prioritetet e qeverisë së tij.

Analistët thonë se nga Qeveria ‘Mustafa’ presin se si ai do ta bëjë zhvillimin ekonomik të vendit, si do ta nxjerrë shëndetësinë nga humnera ku ka rënë tash e sa vjet, çka do të bëjë me arsimin, i cili është degraduar dhe politizuar skajshmërisht dhe me reformimin e administratës publike, e cila është voluminoze.

Ndërkohë të vetmen gjë që ka premtuar kryeministri i ri është se gjatë këtij muaji do të dalë me një plan qeverisës, për të cilin plan të gjithë janë kureshtarë ta shohin se si duket dhe cilat do të jenë prioritet./Kosova Sot/

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit