23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Politika e Jashtme, e çakorduar dhe e dështuar

Enver HoxhajjDerisa ish ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, krenohet me faktin se Kosova u anëtarësua në shumë organizata rajonale, evropiane e ndërkombëtare, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se politika e jashtme e Kosovës ka qenë e çakorduar dhe e dështuar në vitin 2014.

Sipas saj, në këtë politikë të jashtme, ka ndikuar edhe ndarja e përgjegjësive, duke qenë se janë marr një numër i madh personash me politikën e jashtme. Madje, Osmani thotë se MPJ-ja nuk ka arritur as ta plotësojë synimin që e kanë pasur, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, shkruan koha.net

“E dini që në kohën kur Qeveria e kaluar e patë pranuar fusnotën pati premtuar se kjo fusnotë do t’ia mundësojë Kosovës anëtarësimin në mbi 100 organizata rajonale, por numri i anëtarësimeve është shumë i vogël”, tha ajo.

Por, Hoxhaj thotë se ata kanë vendosur që prioritet i politikës së jashtme të Kosovës të jetë anëtarësimi i Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, që e kanë quajtur diplomaci multilaterale. Sipas tij, në një periudhë prej katër viteve Kosova është anëtarësuar në 35 organizata.

Më Shumë

Përfundon rruga fushore mbi 1.2 kilometra në Medvec, investim në mbështetje të fermerëve

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vizituar fshatin Medvec për të parë nga afër përfundimin e punimeve për hapjen...

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Lajmet e Fundit