23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Haxhi Avdyli kërkon mobilizim nga anëtarët e Kryesisë së re të LDK-së në Prizren

kryesia e ldk ne pzKryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka mbajtur mbledhjen e parë me anëtarët e Kryesisë së re. Ai para anëtarëve të Kryesisë ka shpalosur programin politik të Degës.

“Në kuadër të programit kam paraparë edhe formimin e komisioneve të të gjitha fushave”, tha Avdyli.

Ai premtoi se do t’i vizitojë të gjitha nëndegët e LDK-së. “Do të kërkoj nga secila nëndegë mobilizim me qëllim të vetëm forcimin e LDK-së në Prizren”, tha Avdyli.

Ndërkaq, anëtarët e Kryesisë kanë uruar kryetarin e ri Haxhi Avdylin. Ata i premtuan Avdylit se do të punojnë për të forcuar LDK-në në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Vushtrria pret Prizrenin, duel i rëndësishëm për kreun dhe mbijetesën

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet përballja mes Vushtrrisë dhe Prizrenit, në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 15:00, raporton...

Lajmet e Fundit