14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Nxënësit e shkollës “Avdyl Frashëri” u angazhuan t’i bartin drutë e DKA-së në Prizren

avd 2Drejtoresha e shkollës fillore “Avdyl Frashëri” në Prizren, Lumnije Rakaj, ka mohuar se ka angazhuar nxënësit për të bartur dru për ngrohje.

Ajo tregon se drutë që janë parë duke i bartur nxënësit e shkollës së saj, kanë qenë të Drejtorisë së Arsimit.

“Drutë që janë sjell nga ndërmarrja “Burimi”, dhe kanë qenë të destinuara për nevoja të DKA-së e jo të shkollës”, tregon Rakaj për TVPZ.

Ajo tha se nuk është në dijeni se nxënësit e shkollës që ajo e udhëheq të kenë qenë të angazhuar për bartjen e druve.

“Një gjë e tillë nuk lejohet me rregullore”.

Nxënësit e shkollës, ndërkaq kanë pranuar se kanë bartur dru, por nuk kanë treguar se nga kush janë angazhuar të kryejnë këtë punë.

Punëtori i angazhuar në objektin prej nga lëshohet ngrohja për shkollën dhe objektin e DKA-së, Xhevit Shala, thotë se ka mbi 30 vite që punon në këtë objekt dhe gjithmonë nxënësit kanë ndihmuar në bartjen e druve.

avdyk frashri

Kryetari i Komisionit për Arsim, Arbër Rexhaj, ndërkaq ka kritikuar Drejtorinë e Arsimit, për shfrytëzimin e nxënësve për të bartur dru.

“Kjo nuk duhet të tolerohet. DKA duhet të jap llogari për këtë, sepse nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” sic shihet në foto nuk duhet të bartin dru”, shkruan Rexhaj në Facebook.

“DKA nuk duhet t’i shfrytëzojë nxënësit. Ky është turp”.

“Për këtë duhet llogari. Kjo është shkelje e rregullores së arsimit dhe shkelje e te drejtave të garantuara të fëmijëve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Probleme me ngrohjen në dy shkolla të Prizrenit

Për shkak të një defekti në pompën e naftës së kalldajës dhe mungesës së energjisë elektrike, sot dhe nesër nuk do të zhvillohet procesi...

‘Her World, Her Rules’: Sporti kundër dhunës ndaj grave në Dragash

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi një aktivitet të veçantë në Dragash, në kuadër të kampanjës ndërkombëtare të FIBA-s, “Her World, Her Rules”...

Lajmet e Fundit