8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

A do të ‘hapë krahë’ Ramush Haradinaj në AAK?

ramush haradinaj me strukturen e partiseAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që edhe disa muaj të mbaj zgjedhje brenda partisë. Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, Avni Arifi, Këshilltar i parë i Ramush Haradinaj.

Sipas tij, në radhë të parë zgjedhjet janë propozim i kryesisë për Këshillin Drejtues.

“Nëse Këshilli pranon, atëherë zgjedhjet fillojnë në pranverë të hershme, së pari në nëndege pastaj degë e tek pastaj në nivel qendror. Pra, në pranverë të vonshme”, ka treguar Arifi.

Përpos kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj ende nuk dihet nëse do të ketë emra të tjerë kundër kandidatë për pozitën e kryetarit të partisë, por që AAK-ja thotë se e përkrahë fuqishëm liderin e tyre.

“Ende nuk dihet, sepse është herët, por një dihet se Ramush Haradinaj ka përkrahje te fuqishme ne strukturën e AAK”, ka thënë ai. /Zëri/

Më Shumë

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Lajmet e Fundit