20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Vulin e krahason Kosovën me Sirinë

Aleksandar VulinMinistri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, Kosovën e ka krahasuar më Sirinë.

“Janë vetëm dy qytete në Botë ku të krishterët nuk lejohen të hyjnë në tempujt e tyre fetar. Një gjë e tillë ndodh në Raqa të Sirisë dhe në Gjakovë. Kjo është hera e tretë që për festën tonë më të rëndësishme fetare, pelegrinët tanë nuk lejohen që të kryejnë ritualet e tyre në kishën e Gjakovës “, ka thënë Vulin.

Aleksandar Vulin është duke qëndruar për natën e Krishtlindjeve Ortodokse në manastirin e Zoqishtës të Komunës së Rahovecit.

Ai në Gjakovë është pritur me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shoqata “Thirrja e Nënave.

Ministri serb Vulin, tha se moslejimi i serbëve në Gjakovë do të rëndojë vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Për këtë çështje do të ankohemi në BE që të merren masa për të kritikuar Prishtinën .

”Incidenti i sotëm do të vështirësojë dukshëm procesin e dialogut, dhe do të ankohemi në instancat e BE-së që për këtë gjë të kritikojë Prishtinën e cila asnjëherë nuk i ka ndëshkuar ata të cilët po pengojnë që serbët për këtë festë të madhe ti kryejnë lutjet e tyre në kishën e Gjakovës”./TVPZ/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për shëndetin dhe sigurinë qytetare

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pritur këtë të mërkurë një delegacion të lartë nga Policia e Kosovës...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit