23.9 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

AAK fajëson Qeverinë për vdekjen e kosovarit në Hungari

Ramush haradinaj ne zgjedhje

Vdekja e një kosovari nga të ftohtit në kufirin e Hungarisë, ka shtyrë të reagojë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila fajëson Qeverinë e kaluar por edhe të tashmen për këtë vdekje.

AAK, në një komunikatë për media, thotë se me keqardhje të thellë kuptoi lajmin për vdekjen tragjike nga të ftohtit të një qytetari të Kosovës në kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë, në rrugën e ikjes nga Kosova.

AAK, e ka krahasuar këtë rast me atë të tragjedisë “Tisa”, ku sipas tyre është një prej rasteve më të rëndëve në kuadër të braktisjes masive të vendit nga të rinjtë dhe familje të tëra kosovare, si pasojë e jetës së rëndë e të pa perspektivë në vend.

“AAK i konsideron si përgjegjëse të drejtpërdrejta të kësaj situate politikat e këqija të tashme e të deritashme qeverisëse në Kosovë, dhe fton për marrjen e masave në parandalimin e këtij trendi dhe të tragjedive të tjera me të rinjtë e vendit tonë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

AAK bën të ditur, gjithashtu, se disa herë ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për këtë fenomen dhe trend të rrezikshëm të braktisjes së vendit, por thonë se kërkesa për një seancë të tillë asnjëherë nuk e gjeti përkrahjen e të tjerëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Më Shumë

KB Bashkimi nis përgatitjet për sezonin e ri

Pas KB Borës, edhe skuadra e Bashkimit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku krahas garave vendore do të paraqitet edhe në kualifikimet...

Adnan Abrashi, publicisti që foli kur të tjerët heshtnin

Adnan Abrashi lindi më 21 dhjetor 1957 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 1981 u diplomua...

Thethi

Lajmet e Fundit