Komuna e Prizrenit, fton qytetarët që të aplikojnë për legalizimin e shtëpive

Ndertime6-09Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, së shpejti do të fillojë kampanjën për sensibilizimin e qytetarëve të Prizrenit, kryesisht atyre që kanë vendosur këtë vit të bëjnë ndërtime, që të shfrytëzojnë këtë kohë për t’u pajisur me dokumentacionin përkatës për ndërtim.

Një thirrje të tillë e ka bëri drejtori i këtij dikasteri, Bedri Bytyçi, i cili thotë se “duke pasur parasysh faktin se me ngritjen e temperaturave fillojnë ndërtimet”.

“ Tani është koha më e përshtatshme për pajisje me dokumente”.

Drejtori Bytyçi, thotë se në asnjë mënyrë që nga fillimi i këtij viti nuk do të lejohet ndërtimi i objekteve me kushte urbanistike që është praktikuar disa kohë më parë.
Ai thotë se do të lejohet ndërtimi i objekteve për çdokënd vetëm nëse pajiset me leje ndërtimi sipas ligjeve në fuqi.

Sipas drejtuesve të këtij dikasteri, këtë viti rrënimet e objekteve në pronat komunale do të intensifikohen edhe më tepër/TV Prizreni/

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit