Kryeprokurori i shtetit me veturë të blinduar (Foto)

syle hoxha 23Ka disa ditë që ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, është duke qarkulluar me veturë të blinduar. Hoxha është parë duke u vozitur me një veturë të tipit ML e cila sipas informacioneve të KALLXO.com është veturë e blinduar.

Lajmi për veturën e blinduar është konfirmuar edhe nga kryeprokurori Hoxha.

Por, sipas tij, arsyeja pse prokuroria është pajisur me këtë veturë është shumë teknike dhe nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim apo rrezikim të sigurisë së tij.

“E kemi pasur një veturë të vjetër dhe kemi kërkuar nga Qeveria një më të re. Kjo veturë ishte e pashfrytëzuar nga askush dhe kanë vendosur të na i japin në shfrytëzim”, ka thënë Hoxha.

Ai përjashtoi ndonjë mundësi që qarkullimi i tij me veturë të blinduar të jetë duke u bërë për shkak të sigurisë së tij

“Nuk ka asnjë rrezik apo kërcënim, është vetëm çështja teknike pse ne jemi pajisur me këtë veturë”, ka thënë Hoxha.

Syle Hoxha me veturë të blinduar

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit