Krasniqi: Me lejen e kujt po vjen Vuçiqi në Kosovë?

JakupKrasniqi10-29Ish-kryeparlamentari i Kosovës, aktualisht Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, duke iu referuar lajmit se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe disa ministra të Qeverisë së Serbisë do ta kalojnë Vitin e Ri serb në Kosovë, ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse qeveritarët serbë kanë marrë leje për vizitën e tyre në Kosovë.

“Nga ajo që po njoftojnë mediet, nuk po thuhet se me lejen e kujt po vjen ky delegacion i madh zyrtar nga Beogradi në Kosovë. Gjithashtu nuk ceket as kush ia ka bërë ftesën Kryeministrit serb?! Poashtu nuk ka asnjë prononcim zyrtar te Kryeministrit Mustafa, as Ministrit te PJ të Kosovës e për çudi as te MPM, zotit Hyseni?! Te gjithë po heshtin, pse? Apo ndoshta Vuçiqi me delegacionin e tij të madh vjen për t’i uruar qeveritarët e Kosovës për Koalicionin e madh, te “shpëtimit” të Kosovës, te formalizuar ditë më parë nga Mustafa – Thaçi, nën bekimin e Presidentës?!”, ka shkruar Krasniqi në një reagim.

“Gjithashtu, nga zyrtarët tanë shtetëror nuk ka ndonjë informacion, nëse zyrtarët e lartë të Kosovës do të marrin pjesë në përurimet që do t’i bëjë Vuçiqi gjithandej nëpër Kosovë?! Ndoshta në ditët në vazhdim do te kemi informacione më të plota! Inshalla!”, ka shkruar Krasniqi.

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit