Mustafa në Prizren për Vitin e Ri ortodoks

mustafa ortodoksKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka qëndruar të martën në Prizren, ku ka vizituar Dioqezën Ortodokse në Prizren, me rastin e shënimit të Krishtlindjeve ortodokse dhe Vitit të Ri ortodoks.

Kryeministri Mustafa është pritur nga Peshkopi Teodosije, me ç’rast i ka uruar këtë festë si dhe ka përcjell mesazhet e urimit për të gjithë qytetarët e Kosovës të besimit ortodoks, njofton kumtesa nga Kryeministria .

Gjatë pritjes, kryeministri Isa Mustafa ka folur për angazhimin e vazhdueshëm dhe hapat konkretë që lidhen me fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, tolerancës fetare dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe të pranishmit në këtë pritje të organizuar në rezidencën e Peshkopit në Prizren, kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre edhe për avancimin e mëtutjeshëm të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në Kosovë./Gazeta Express/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit