Vucic qëndron sot në Kosovë

Aleksandar Vucic2Aleksandar Vucic viziton sot Kosovën, për herë të parë si Kryeministrit i Serbisë, nën shoqërimin e gjashtë ministrave të kabinetit të tij qeveritar, që si destinacion ka komunat me shumicë serbe, Pasjanin, Shtërpcën dhe Graçanicën.

Fillimisht, Vucic do të marrë pjesë në përurimin e Klinikës Gjinekologjike në Pasjan, për të vazhduar më pas vizitën në Shtërpcë ku do të takohet me përfaqësuesit lokal të kësaj komune.

Kryeministri serb në mesditë do të takohet, në ndërtesën e Komunës së Graçanicës, me Kryetarin e Listës Serbe, Vladeta Kostic, dhe Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanovic.

Zbulimi i përmendores së mbretit Millotin, do të pasojë fjalimin e Aleksandar Vucic para qytetarëve serbë.

Më pas, Manastri i Graçanicës dhe takimi me patrikun Teodosje do të jetë destinacioni tjetër i kreut të Qeverisë së Serbisë.

Agjenda e Kryeministrit Vucic, ndërkaq, përmbyllet Graçanicë, takim me kryetarët e komunave me shumicë serbe, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës dhe me deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe një grup i të rinjve të Gjilanit kanë vendosur ta presin kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe gjysmën e kabinetit të tij qeverisës me flamuj kombëtar dhe atë të shtetit të Kosovës

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit