Shqiptarët në Slloveni për 20 ditë rinovojnë shtëpinë e braktisur, e shndërruan në Qendër Kulturore

Slloveni-Qendra Kulturore e shqiptareveShoqata Kulturore e shqiptarëve “Iliria”, në Koper të Sllovenisë ka bërë një mrekulli. Atyre i është ofruar një shtëpi e vjetër e braktisur, dhe të njëjtit për 20 ditë punuan në renovimin e saj për ta kthyer këtë shtëpi në një qendër kulturore. Për renovimin e saj u angazhuan fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, dhe pas një pune intensive, tashmë pikërisht brenda këtij objekti kanë filluar aktivitetet e kësaj shoqate kulturore, e cila qysh nga viti 1998 ka qenë në kërkim të një strehe. Për këtë entuziazëm të shqiptarëve kanë shkruar edhe mediet sllovene.

Është bërë e ditur se kjo qendër kulturore ka mbi 100 anëtarë aktiv, për lloje të ndryshme të aktiviteteve si: muzikë, folklor, valle, recitale, si dhe aktivitete sportive.

“Sot, shtëpia tregon imazhin e mirë të saj nga jashtë, duke përfshirë edhe kopshtin e bukur. Ka një tarracë të re”, ka thënë për mediet sllovene, Eset Ahmeti, ku ka folur edhe për perspektivën e të rinjve shqiptarë, që janë edhe ambasadorët e kulturës shqiptare në Evropë ./KultPlus.com/

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit