20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Shtyhet sërish rivarrimi i Isa Boletinit

Isa boletiniKëshilli Organizativ për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini i kryesuar nga ministri i FSK-së Haki Demolli, në takimin e mbajtur me 30 dhjetor 2014, ka ardhur në përfundim se data e paralajmëruar për 16 janar 2015 duhet të shtyhet për një datë tjetër.

Propozimi i Këshillit Organizativ për shtyrjen e datës së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletinit është bërë duke marrë për bazë kushtet jo të mira klimatike, me borë dhe temperatura të ulëta.

“Është vlerësuar se kushtet e tilla nuk do të lejonin organizimin dhe mbajtjen e një ceremonie madhështore, çfarë e meriton heroi ynë kombëtar Isa Boletini”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga ministria e FSK-së.

Këshilli Organizativ propozimin e vet, që data e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit të jetë me 30 qershor 2015, ia ka përcjellë Qeverisë e cila do të vlerësojë kushtet për caktimin e datës së re të mbajtjes së ceremonisë.

Më Shumë

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit