7.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

PDK vendos për zv/ministrat e saj!

PDK-keshilli drejtuesPartia Demokratike e Kosovës është në fazën filane të përzgjedhjes së emrave të zv/ministrave të cilët do ta përfaqësojnë këtë parti në Qeverinë e Isa Mustafës.

Partia e Hashim Thaçit, ka venduar që në këto pozita t’i rehatojë pothuajse të gjithë kryetarët e komunave të kësaj partie, të cilët e kishin humbur garën për kryetar në zgjedhjet e fundit lokale.

Burime të Gazetës Tribuna, bëjnë të ditur se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka vendosur që pozita e zëvendësministrit për një mandat t’iu vazhdohet edhe disa zv/ministrave të cilët kanë qenë pjesë e qeverisë ‘Thaçi 2’.

“Qemajl Mustafa, Isni Kilaj dhe Shukri Buja pritet të emërohen zv/ministra në qeverinë e re. Ndërsa edhe për një mandat, ulësja e zv/ministrit do t’iu besohet Avni Kastratit, Petrit Selimi, Emin Krasniqi, Nehat Mustafa dhe Gani Kocit”, ka thënë ky burim i gazetës.

Ai ka shtuar se Avni Kastrati do të vazhdojë të punojë në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Petrit Selimi në ministrinë e Jashtme, Nehat Mustafa në ministrinë e Arsimit, e Gani Koci, në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas këtij burimi, pjesa tjetër e zv/ministrave do të jenë disa zyrtarë të cilët kanë ndikim në parti.

Ndryshe nga PDK ku shumica e zv/ministrave tashme janë të konfirmuar, në LDK situata pak më komplekse për shkak të presioneve të mëdha nga degët për këto poste. Mirëpo, kohëve të fundit Bajram Gecaj, Fadil Gashi kanë qarkulluar si emra të mundshëm për poste zv/ministrore.

Ndryshe zyrtarë të partive në pushtet kanë paralajmëruar se ditëve në vijim pritet që kryeministri Isa Mustafa të emëroj zv/minierat e rinj, numri i të cilëve pritet të sillet rreth 50 zv/ministra./Tribuna/

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Lajmet e Fundit