11.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

USAID mbështet me 10 milion euro Ministrinë e Arsimit

Arsim Bajrami-ministri arsimitBanka Botërore në Kosovë gjatë ditës së djeshme ka mbajtur takim me Ministrin e Arsimit të Kosovës, Arsim Bajramin me të cilin janë diskutuar mundësitë për investime në fushën e Arsimit nga Banka Botërore në Kosovë
Projekti për Përmirësimin e Sistemit të Arsimit në Kosovë do të mbështesë përmirësimim e kapaciteteve për planifikim strategjik, menaxhim financiar, monitorim dhe vlerësim në sektorin e arsimit, grantet për zhvillimin e Shkollave, përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese të institucioneve për përmirësimin e cilësisë në arsimin para-universitar dhe përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve kryesore për monitorimin e rezultateve mësimore dhe të vlerësimit të mësimit të nxënësve.
Projekti i propozuar mendohet të jetë në vlerë prej USD10 milion, për periudhë 4 vjecare të implementimit. /Indeksonline/

Më Shumë

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjakovë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e shkurtër...

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Lajmet e Fundit