14 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari Betim Muço

Betim Muco-poetNë Maryland të SHBA u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare poeti, shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Betim Muço. Familja tha se ai vdiq papritur, në mëngjesin e 15 janarit.

Profesor Betim Muço njihet si autor i shumë librave me poezi dhe prozë, ndonëse me profesion ishte sizmiolog. Pas zhvendosjes në SHBA në vitin 2001, ai i shumëfishoi forcat në fushën letrare. Librat e tij njihen për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin, për stilin elegant dhe fjalën e qëlluar. Familja tha se ai ishte duke përfunduar një roman të ri.

Poezia e Betim Muços është përkthyer në disa gjuhë të botës, ndërkohë që ai vetë ishte një shqipërues i talentuar. Profesor Muço ishte i pari që solli në shqip tregimet e nobelistes Alice Munro, para se ajo të nderohej me çmimin e madh. Shquhen gjithashtu shqipërimet prej tij të James Joyce-it dhe Vladimir Nabokov-it. Ai ka qenë fitues i disa çmimeve letrare kombëtare në Shqipëri.

Betim Muço ishte edhe një shkencëtar i njohur. Nga viti 1993 deri në 1997 ka qenë drejtor i Institutit të Sizmiologjisë në Tiranë. Edhe pas ardhjes në SHBA, Profesor Muço vazhdimisht merrte pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kontribuonte për shkencën në forma të tjera.

Betim Muço kishte mbaruar studimet në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë dhe për shumë vite ka qenë drejtuesi i Rrjetit Sizmiologjik të Shqipërisë.

Ai lë pas bashkëshorten, dy vajza dhe një djalë./VOA/

Më Shumë

Policia ndalon dy persona në Prizren – dyshohet se kishin bërë pazare me vota për 120 euro

Dy persona janë shoqëruar në polici pasi u kapen duke bërë pazar me vota në Prizren. Sipas njoftimit të policisë është tentuar të shitet...

Dy pistoleta sekestrohen në Prizren

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë Rajonale të Prizrenit ka ndërmarrë dy operacione të ndara gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin...

Lajmet e Fundit