9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Ja cilat objekte pa leje do të rrënohen në Prizren

Rrenimi i objektit pa leje ne pzDrejtori i Inspektorateve në Prizren, Bedri Bytyçi, paralajmëron rrënimin e objekteve të uzurpuara dhe ato që janë bërë tejkalime nga Stacioni Autobusëve deri në Autostradë.

“Do të rrisim volumin e angazhimeve këtë vit në zgjidhjen e kërkesave që janë adresuar nga qytetarët”, thotë ai.

“Jemi në fazën e hartimit të objektivave, ndërsa të gjitha veprimet tona, do të jenë transparente”.

“Rrënimet e filluara nga viti i kaluar në rrugën “Ueslli Kllark”, do të vijojnë, dhe ne si drejtori së bashku me Drejtorinë e Urbanizmit kemi bërë një kërkesë në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastër që të bëj matje përveç kësaj rruge, edhe në atë “Ismajl Kryeziu” në lagjen Arbana deri në Autostradë, dhe aty ku identifikohen uzurpime dhe tejkalime të pronës publike ne do të intervenojmë”.

“Të gjitha objektet afariste dhe shtëpitë e banimit duhet t’i nënshtrohen procesit të legalizimit, dhe se të gjitha objektet që nuk e kalojnë këtë proces, do të rrënohen menjëherë, sepse ato bien ndesh me planet rregullative dhe ligjet në fuqi për ndërtim”.

Ai thotë se kjo drejtori nuk ka pasur dhe nuk do të ketë qasje selektive gjatë rrënimeve.

“Në bashkërendim me Task Forcën e Ministrisë së Mjedisit, do të angazhohemi edhe në përmirësimin e gjendjes në Qendrën Historike të Prizrenit, që është edhe prioritet i drejtorisë që unë e udhëheq”./TV Prizreni/

Më Shumë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Lajmet e Fundit