-0.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Prizreni nuk do të përdoret vetëm si hambar i votave

Dr.Arsim BerishaShkruan: Arsim Berisha

Lidershipi i ri i dalë nga zgjedhjet e degës së LDK-së në Prizren,po jep shenjat e para të fillimit të një fryme të re të konsolidimit të anëtarësisë së gjerë së LDK-së. Kjo frymë e re është vërejt edhe gjatë Kuvendit të VIII-ë,ku edhe nga anëtarët e Kryesisë qendrore janë cilësuar si zgjedhje shembullore,atëherë për të rrite këtë frymë të përkrahjes nga qytetaret e Komunës se Prizrenit për lidershipin e ri të LDK-së,duhet prej kryeministrit e njëherazi të liderit të LDK-së mbështetje e fuqishme duke u dhëne përgjegjësi strukturave nga të gjitha nivelet e degës së LDK-së Prizrenit.

Përkujtojmë që degës së Prizrenit asnjëherë nuk i është besuar përgjegjësi e nivelit ministrore as në qeverinë e pare të pasluftës,as të asaj të 2004 ,as të 2007 e as në këtë të 2014 ku edhe udhëheq LDK me kryeministrin,duhet dhënë përgjegjësi pasi kanë kuadro të përgatitur të të gjitha lëmive dhe me kompetencë të lartë mund të kryejnë besimin që mund tu jepet,ju përkujtojmë se pavarësisht rrethanave të krijuara pas vdekjes së liderit historik,anëtarësia dhe njerëzit e devotshëm e mbajtën gjallë dhe me mbajtjen e kuvendit të fundit[kuvendit të VIII-ë],po tregojnë rikthimin e LDK-së si faktor kryesore ne besimin e qytetarëve të Prizrenit për të qeverisur edhe me pushtetin lokale në një të ardhme të afërt.

Përkujtojmë se Prizrenin s’duhet dhe s’do lejojmë që të shikohet si hambar i votave,por kërkojmë fuqishëm që të na jepet përgjegjësi,që të dëshmojmë se kjo do kthehet në rritjen e përkrahjes nga qytetaret ndaj lidershipit të LDK-së së Prizrenit,marrja e përgjegjësisë do inkurajoj strukturat që të punojnë të motivuar në zgjimin e elektoratit të ashtuquajtur të fjetur.

Duke dhëne përkrahje kësaj strukture të LDK-së,rritni besimin të qytetaret e Prizrenit se shumë shpejt kjo strukturë, do udhëheq me pushtetin lokal dhe të kthej këtë qytet në normalitet në te gjitha sferat e jetës.

Dr.Arsim Berisha anetar i kryesisë së LDK-së, dega në Prizren!

Më Shumë

Albin Kurti publikon video duke kënduar “Mora fjalë” me Shkurte Fejzën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për këngëtaren e njohur shqiptare Shkurte Fejza në një mënyrë unike, duke...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit, aty ku u bë gjuha standarde e njësuar

Sot u bënë 52 vjet kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të...

Lajmet e Fundit