Kryetari i PDK-së në Prizren, synon Ambasadën e Kosovës në Gjermani

MinirKrasniqi-prizrenKryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi është në pritje të punësimit në Ambasadën e Kosovës në Gjermani. Ai përmes Ambasadës dëshiron t’i bashkohet familjes së tij në Gjermani.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress’ bëjnë të ditur se Minir Krasniqi ka kërkuar nga lideri i këtij subjekti politik, Hashim Thaçi, që të punësohet në Ambasadën e Kosovës në Gjermani.

“Miniri ka kërkuar nga Thaçi që të punësohet në Ambasadën e Kosovës në Gjermani,pasi që atje e kishte familjen”, ka treguar burimi brenda PDK-së në Prishtinë.

“Thaçi ende nuk i ka dhënë përgjigjeje Minirit”.

Minir Krasniqi në vitin 2013,për të dytën herë është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Prizren. Në mandatin e dytë të “Qeverisë Muja”, ka qenë drejtor i Administratës së Komunës së Prizrenit. Familja e tij prej vitesh jeton në Gjermani.

Ai ka paralajmëruar liderin e PDK-së Hashim Thaçin se dëshiron t’i bashkohet familjes në Gjermani.

“Nëse punësohet në Ambasadën e Kosovës në Gjermani, ai ka paralajmëruar se do të lirojë edhe postin e kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit